Deri në mesditë; Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta POR pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhen akoma më të dukshme KU më të theksuara paraqiten në zonat malore verilindore – juglindore POR nuk priten reshje; Orët e vona të mbrëmjes do të ri-sjellin kthjellimet në të gjithë territorin e vendit.
Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit duke bërë që temperaturat minimale të ulet deri në 11°C në zonat malore POR mesdita sjell një rënie të lehtë të tyre duke regjistruar vlerën maksimale deri në 37°C në Jug të vendit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.