Territori i Kosovës gjatë paradites; do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të motit të kthjellët POR orët e pasdites dhe në vijim; do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë Kosovës KU më të dukshme vranësirat PARAQITEN në skajin veriroe dhe veriperëndimor; megjithatë nuk priten reshje; Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 10°C vlera minimale deri në 34°C. maksimalja në rang territori. Era do të fryjë lehtë POR herë pas-here mesatare me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor.