Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETASi restaurohen mobiliet e vjetra ?

Si restaurohen mobiliet e vjetra ?

E veçanta e mobilieve si punim është se përmbajnë historitë dhe plagët e kohës që kalojnë, i japin ngrohtësi një shtëpie, ruajnë kujtesën e njerëzve që nuk janë më mes nesh dhe më e rëndësishmja, aftësia për të “jetuar” më shumë jetë. Në këtë besojnë fort Nadica Kiprovska dhe Orhideja Ognjanovska, dy shoqe nga Shkupi, të cilat merren me ridizajnimin e mobilieve të vjetra. Ata treguan idenë e tyre të krijuar tetë vite më parë, pengesat për zgjimin e kujtimeve të vjetra dhe entuziazmin për të dhënë një shans të ri që me ridizajnimin e mobilieve të krijuara një shekull më parë, të gjallërohet sërish shtëpia e dikujt. “Ne e studiuam mirë tregun maqedonas dhe kuptuam se duhet të bëjmë diçka më shumë ne personalisht për të marrë atë që duam. Dhe prej aty lindi ideja se duhet të bëjmë diçka më shumë jo vetëm për ne, por edhe për tregun, e kam fjalën për njerëzit që e duan stilin tonë”, tha Ognjanovska. Si restaurohen mobiliet e vjetra? Çdo pjesë e mobilieve është unike, një histori më vete. Për këtë qëllim, procesi i ridizajnimit fillon me zbulimin e origjinës së mobilieve, njohjen e karakterit të personit që dëshiron të përdorë mobiliet e vjetra dhe shijen e tij, në mënyrë që mobilia e vjetër të përshtatet në mënyrë të përsosur me dizajnin modern të mobilieve të sotme. “Nëse bëhet fjalë për dëmtim të vogël, e riparojmë drurin, me më shumë teknika varet nga dëmi, pastaj gdhendet. Pastaj bëhet lyerja, ngjyrosja, ka disa faza, zakonisht i ndërrojmë dorezat… Varet”, thonë Ognjanovska dhe Kiprovska. Ridizajnimi i mobilieve të vjetra më shumë se një shekull Orendia më e vjetër që Ognjanovska dhe Kiprovska e kanë ridizajnuar është bërë 125 vjet më parë, dhe sfida e radhës është ridizajnimi i një sënduku që është i vjetër thuajse 150 vjet. “Puna më e vjetër që kemi arritur të marrim është e vitit 1873, një sënduk, i cili pret të ridizajnohet, por për ne më interesante janë mobiliet e viteve 60-70”, thotë Kiprovska. Ruajtja e kujtimeve, por edhe e mjedisit Përveç ruajtjes së kujtimeve, ato janë veçanërisht të kënaqura që me ridizajnimin e mobilieve të vjetra kontribuojnë edhe në ruajtjen e mjedisit, me faktin se historia e një mobilie nuk përfundon kot, por ridizajnohet dhe mund të ripërdoret. E tillë është historia një orendie me sirtarë të krijuar 70 vite më parë, e cila u ble nga një francez. “Orendia thuhet se ishte pjesë e dhomës së gjumit të nusërisë, e cila ishte pjesë e çejzit të një nuseje dhe u përdor nga pronarët për një kohë të gjatë, pastaj ne e ridizajnuam dhe kur ai (një francez) e bleu, e bleu me idenë për ta vendosur në dhomën e tij të gjumit dhe sapo ishte martuar me gruan e tij. Kjo ka qenë një rastësi interesante, orendia hyri sërish në dhomën e të rinjve”, tha Kiprovska/ http://ata.gov.al/2022/07/24/si-restaurohen-mobiliet-e-vjetra-dhe-lidhja-shpirterore-qe-kemi-me-to/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments