Depozitat në monedhën vendase dhe në valutë në sistemin bankar shënuan rënie në muajin prill 2025, krahasuar me një muaj më parë.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, stoku i kursimeve në lek dhe euro, në prill 2025 shënoi 1,37 trilionë lekë ose 4,8 miliardë lekë më pak se në mars 2025.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave bankare në monedhën vendase, në fund të muajit prill ishte 640 miliardë lekë, me një rënie rreth 5 miliardë lekë krahasuar me muajin mars 2025.
Ndikim në këtë rënie kanë dhënë, depozitat e koorporatave financiare që zbritën me rreth 6 miliardë lekë, ndërsa kursimet e individëve u rritën në këtë muaj me 0,3%.
Ndërkohë depozitat bankare në monedhën vendase, me bazë vjetore (prill 2025/ prill 2024) u rritën me 60 miliardë lekë, ndërsa depozitat në monedhën e përbashkët europiane u rritën me 566 milionë euro.
Stoku i kursimeve në euro në fund të muajit prill 2025 shënoi 8,1 miliardë lekë, me rritje 45 milionë krahasuar me muajin mars 2025.