Qeveria miratoi vendimin për përdorimin e fondit 80 milionë lekë, të miratuar në buxhetin e vitit 2025 për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, për financimin e shpenzimeve të ushtrimit të veprimtarisë së fondacionit “Durrah City Football Academy”.
Fondi i përcaktuar, sipas këtij vendimi, transferohet në llogarinë e fondacionit, në bankën e nivelit të dytë.
Fondacioni “Durrah City Football Academy”, brenda muajit shkurt 2026, duhet të dërgojë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit raportin e shpenzimeve të realizuara për vitin 2025, të miratuar nga bordi drejtues i fondacionit.
“Fondet buxhetore, që do t’i akordohen fondacionit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, duhet t’u nënshtrohen rregullave të menaxhimit financiar dhe kontrollit, në përputhje me legjislacionin në fuqi për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, thuhet në vendimin e qeverisë.