Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEShpenzimet e marrjes në sigurim, arritën vlerën 6.1 miliardë lekë

Shpenzimet e marrjes në sigurim, arritën vlerën 6.1 miliardë lekë

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) njoftoi se vitin e kaluar shpenzimet e marrjes në sigurim, arritën vlerën e 6.1 miliardë lekëve, në rritje me 18.5% krahasuar me një vit më parë. Raporti i shpenzimeve të marrjes në sigurim ndaj primeve të shkruara bruto vitin e kaluar pësoi një rënie të lehtë në 28.9%, nga 29.3% që kishin qenë një vit më parë. Rënia e këtij raporti u përcaktua nga kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës. Për këtë segment të tregut, raporti ra në 28.5%, nga 29.1% që kishte qenë një vit më parë. Ndërkohë, në tregun e sigurimit të jetës raporti i shpenzimeve të marrjes në sigurim kundrejt primeve të shkruara bruto u rrit më tej në 34.4%, nga 31.9% që kishte qenë një vit më parë. Në nivel tregu, shpenzimet administrative të kompanive, zbritën në 19.3% të primeve të shkruara bruto, nga 20.7% që kishin qenë një vit më parë. Treguesi shënoi rënie si për tregun e sigurimit të Jetës, ashtu edhe atë të jo-Jetës. Megjithatë, edhe ky indicator është më i lartë për kompanitë e sigurimit të Jetës (22.3%) në raport me kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës (19%) Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), rezulati financiar i tregut arriti vlerën e 601 milionë lekëve ose 5 milionë eurove.http://ata.gov.al/2022/07/25/shpenzimet-e-marrjes-ne-sigurim-arriten-vleren-6-1-miliarde-leke/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments