Që në orët e para të mëngjesit; vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat herë pas – here do të gjenerojnë rrebeshe afat-shkurta shiu KU më të dukshme do të PARAQITEN në zonat Veriore dhe Qëndrore; Parashikohet që orët e pasdites; të vijojnë me vranësira dhe shira në të gjithë territorin e vendit POR intensiteti i tyre do të jetë i dobët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore KU më e ndjeshme do të jetë në mesditë; temperatura më e ulët do të shënohet në Peshkopi 7°C NDERSA maksimumi do të ngjitet deri në 29°C në Vlorë dhe Sarandë. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 50 km/h nga drejtimi Jugor; duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.