Në qytetin e Shkodrës po vijon puna për rikualifikimin e zonës në sheshin e xhamisë Parrucë.
Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ndau në rrjetet sociale momente nga kryerja e punimeve.
“Pranë trotuarit në sheshin e xhamisë Parrucë, po vijon puna për rikualifikimin e zonës. Ky shesh, punimet për të cilin kanë nisur prej disa ditësh, do të jetë në të njëjtën linjë me investimin e realizuar në zonën e Zdrales”, tha Beci.
Në Shkodër vijon puna për transformimin e infrastrukturës në qytet dhe zonat rurale.