Ushqyerja me gji për të paktën gjashtë muaj mund të zvogëlojë rrezikun e vonesave neurologjike dhe të zhvillimit kognitiv tek fëmijët, shkruan salute.it.
Studimi i gjerë u krye nga ”Inbal Goldshtein” i Institutit të Kërkimeve KI në Izrael, botuar në JAMA Network Open.
Analiza përfshinte 570 532 fëmijë, nga të cilët më shumë se gjysma (52.1%) u ushqyen me gji për të paktën gjashtë muaj.
Studiuesit i monitoruan fëmijët deri në moshën tre vjeç, duke vërejtur se ata që ushqeheshin me gji për më gjatë kishin më pak gjasa të zhvillonin vonesa në zhvillimin gjuhësor, social dhe motorik.
Rezultatet treguan se fëmijët që ushqeheshin ekskluzivisht me gji për të paktën gjashtë muaj kishin një rrezik 27% më të ulët për vonesa në zhvillim dhe se ata që ushqeheshin me gji, por jo ekskluzivisht me gji, kishin ende një rrezik 14% më të ulët.
Gjetjet e studimit forcojnë provat në favor të ushqyerjes me gji si një strategji për të nxitur zhvillimin e hershëm të fëmijës, duke konfirmuar rëndësinë e iniciativave të shëndetit publik që synojnë mbështetjen e nënave në ushqyerjen me gji.