Në Ujërat Termale të Bënjës, 14 kilometra larg qytetit të Përmetit, të kthyera në një destinacion turistik ka nisur puna për transformimin e tyre.
Projekti është investim i qeverisë shqiptare përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit për Përmetin.
Ujërat Termike të Bënjës në Përmet konsiderohen si më të mirat në Evropë.
Burimet e ujërave termale të Bënjës, apo siç quhen ndryshe Banjat e Bënjës, gjenden 14 kilometra larg qytetit jugor të Përmetit në komunën Petran, vetëm 3 kilometra larg nga vendi ku lumi Vjosa bashkohet me përroin e Lëngaricës.
E veçanta e tyre është se këto janë burime të hapura në natyrë. Temperatura e këtyre ujërave është, 26 ¬ 32°C.
Ky vend i rrethuar nga një natyrë e paprekur, paraqet një përzierje unike midis historisë aventurës dhe natyrës. Përveç banjave termale atje gjendet edhe kanioni i Lengaricës dhe Ura e Katiut.