Pasagjerët që planifikojnë të udhëtojnë nga Aeroporti ndërkombëtar Nënë Tereza” më 15 dhe 16 maj do të duhet të mbërrijnë në aeroportit të paktën 4 orë para orarit të fluturimit të tyre.
Kjo për shkak se Tirana do të mirëpresë Samitin Europian. Kompania “Air Albania” bën të ditur se në këto dy ditë pritet trafik i rënduar, ndërsa janë planifikuar edhe kufizime për disa segmente rrugore në kryeqytet.
“Planifikoni të mbërrini në TIA të paktën 4 orë para fluturimit tuaj. Qëndroni të informuar përmes e-mail dhe kanaleve tona zyrtare”, informoi Air Albania.
Më herët kompania TIA që menaxhon Aeroportin e Rinasit informoi se mund të ketë edhe ndryshime orari për këto ditë, duke u kërkuar pasagjerëve të kontrollojnë rregullisht email-et apo mesazhet për çdo informacion të ri.