Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt ka ndaluar grupin e ekstremit të djathtë “Mbretëria e Gjermanisë”, një fraksion i shquar i lëvizjes ”Qytetarët e Rajhut”.

Grupi, i cili thuhet se ka rreth 6 000 ndjekës, është akuzuar për krijimin e një ”shteti paralel” dhe ndërtimin e strukturave ekonomike kriminale.

Sipas Ministrisë së Brendshme gjermane, policia ka kryer bastisje që nga e marta në mëngjes në pronat e anëtarëve kryesorë në shtatë lande gjermane, duke përfshirë Baden-Wurttembergun, Saksoninë e Poshtme, Rhine-Westfalen Veriore, Rhineland-Pfalzin, Saksoninë, Saksoni-Anhalt dhe Turingianë.

Dobrindt deklaroi se anëtarët e grupit përdorën teori konspirative antisemite për të mbështetur sovranitetin e tyre të pretenduar, duke shtuar se një sjellje e tillë nuk mund të tolerohet në një shtet të qeverisur nga sundimi i ligjit