Administrata Tatimore fillon lëshimin e certifikatës 7A, që mundëson përjashtimin nga TVSH të projekteve të financuara nga Bashkimi Europian në vendin tonë.

Përjashtimi nga TVSH-ja, i projekteve të financuara nga BE, synon lehtësimin e  implementimit të tyre.

Sipas tatimeve, kalimi nga një skemë rimbursimi të TVSH-së në një skemë të certifikatës 7A sikundër e kanë edhe eksportet, sjell disa përfitime si thjeshtim administrativ; menaxhim më efikas të projekteve; eliminim të vonesave të rimbursimit të TVSH-së.

Në Shqipëri me mbështetjen financiare të BE-së, vijojnë të zbatohen një sërë projektesh të rëndësishme në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe fushën sociale