Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-mars 2025 arritën në 5,598 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 7,09% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Gjatë tremujorit, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 347,838, duke shënuar një rritje prej 11,90% krahasuar me vitin e kaluar.
Tregu i sigurimeve mbetet i orientuar kryesisht tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat përbënë 90,45% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës përbëjnë 9,48% dhe risigurimi vetëm 0,071%.
Në aspektin e ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto për sigurimet vullnetarë zënë 39,56% të totalit, ndërsa primet e shkruara bruto për sigurimet e detyrueshme zënë 60,44%.
Sa i përket dëmeve të paguara bruto në tregun e sigurimeve, ato arritën në rreth 1,921 milionë lekë gjatë janar-mars 2025, duke shënuar një rënie prej 3,77% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në sigurimin motorik, dëmet e paguara bruto për periudhën janar-mars 2025 arritën në 1,203 milionë lekë, duke pësuar një rritje prej 5,34% krahasuar me vitin 2024