Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të lartë atmosferik e vendosur përkatësisht mbi Ballkan; Territori Shqiptar do të vijojë; nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike KU moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të jetë dominant; më të theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë Ultësirës Perëndimore NDERSA me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore. Pjesa e dytë e ditës; do të shtojë vranësirat në zonat Qëndrore duke rrezikuar momente me pika shiu duke lënë të gjithë pjesën tjetër të territorit me kthjellime dhe vranësira të herë pas- herëshme.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostane në orët e mëngjesit POR mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke u luhatur nga 5°C vlera më e ulët deri në 26°C vlera më e lartë në rang territori; Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior -Veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.