Kompania logjistike me qendër në Gjermani, DHL, nuk do të dorëzojë më paketa me vlerë më shumë se 800 dollarë për individët privatë në Amerikën e Veriut dhe kjo me efekt të menjëhershëm.

Në një deklaratë kompania tha se masa, e cila është një reagim ndaj mosmarrëveshjes tregtare të vazhdueshme me SHBA-në, pritet të zgjasë vetëm disa ditë.

“Kjo është një masë e përkohshme dhe ne do të ndajmë përditësime ndërsa situata evoluon”, vazhdoi deklarata.

Arsyeja e pezullimit ishte ndryshimi i rregulloreve doganore amerikane, që uli pragun për procedurat formale të importit nga 2 500 dollarë në 800 dollarë.

Kjo rregullore ka shkaktuar rritje të ndjeshme të kostove të zhdoganimit.

Dërgesat nga bizneset drejt bizneseve do të vazhdojnë të dërgohen, ashtu si dhe dërgesat nga bizneset për individë me vlerë më të vogël se 800 dollarë.

DHL është në pronësi të ”Deutsche Post”