Një nga ndërtesat më emblematike të qytetit të Maliqit, Kinemaja e ndërtuar në vitin 1952, po merr jetë të re falë një procesi tërësor rikonstruksioni që ruan identitetin historik dhe arkitekturën origjinale të godinës.
Objekti është kthyer në një qendër multifunksionale që do të shërbejë si kinema, teatër kukullash dhe hapësirë komunitare për banorët e të gjitha moshave.
Sipas projektit, godina përfshin një sallë shfaqjesh të modernizuar, një holl tradicional pir mbrëmjet artistike dhe një risi në katin e tretë, një teatër kukullash për fëmijë. Kinemaja e Maliqit pritet të kthehet në një pikë referimi kulturore për qytetin dhe më gjerë.