Në tregun valutor vendas, euroja dhe dollari amerikan vijuan rënien në këmbim me lekun, krahasuar me një ditë më parë. Sipas Bankës së Shqipërisë, euroja zbriti në kuotën e 117.02 lekëve, ose 0.02 lekë më pak krahasuar me ditën e martë. Ndërsa monedha e gjelbër amerikane u nënçmua me 0.15 lekë dhe këmbehet sot me 114.24 lekë. Luhatjet në tregut valutor po diktohen nga faktorë sezonalë. Sezoni turistik ka hyr në pikun e vet dhe pritshmëritë janë në favor të një mbiçmimi të mëtejshëm të lekut ndaj monedhave të huaja. Ndërkohë paundi britanik dhe franga zvicerane u këmbyen respektivisht në nivelet 137.39 lekë dhe 117.98 lekë. Monedha britanike fitoi terren me 0.03 lekë dhe ajo zvicerane u forcua me 0.06 lekë krahasuar me një ditë më parë.https://ata.gov.al/2022/07/20/leku-forcon-pozitat-ndaj-euros-dhe-dollarit-2/