Me këtë projekt, shteti serb synonte të kryente “pastrimin etnik” të popullsisë etnike shqiptare të Kosovës.

Në periudhën mars-qershor 1999, numri i përgjithshëm i shqiptarëve të shpërngulur me dhunë arriti në afro 1 milion vetë. Pjesa më e madhe e shqiptarëve kaluan në Qafën e Morinit dhe në Qafën e Prushit.

Dëbimi i shqiptarëve të Kosovës i vitit 1999, përbën një nga eksodet më të rënda në historinë e Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore. Me mikpritjen ndaj vëllezërve shqiptarë nga Kosova, populli shqiptar në përgjithësi dhe në mënyrë të veçantë, banorët e rretheve të Kukësit, Hasit dhe Tropojës treguan edhe njëherë bujarinë dhe solidaritetin që i karakterizon. Ata dëshmuan para opinionit ndërkombëtar se shqiptarët janë një komb, pavarësisht kufijve politikë.

Kombi shqiptar do t’i mbetet mirënjohës SHBA për kontributin që dha për çështjen e Kosovës. Presidenti i SHBA i asaj kohe, Bill Klinton, përmes një mesazhi historik drejtuar popullit shqiptar të Kosovës në ditët e tyre më të vështira u shpreh: “Ju do të ktheheni në shtëpitë tuaja. Ju do të keni shkollat tuaja dhe do të ushtroni fenë tuaj. Ju do të zgjidhni udhëheqësit që dëshironi dhe do të vendosni vetë të ardhmen tuaj. Ju nuk do t’i paguani taksa Jugosllavisë. Ju nuk do t’i çoni djemtë tuaj ushtarë për Jugosllavinë”.