Si pasojë e temperaturave ekstreme të larta të motit, të pranishme në Spanjë tashmë prej dhjetë ditësh, kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 500 personave. Të dhënat e Agjencisë së Meteorologjisë në Spanjë (AEMET) treguan se nga 9 deri më 18 korrik janë regjistruar temperaturat më të larta të motit që nga viti 1975. Kryeministri, Pedro Sanchez tha se si pasojë e temperaturave ekstreme kanë vdekur mbi 500 persona. Në Spanjë temperatura e tejkalon edhe 45 gradë Celcius, ndërsa disa mijëra hektarë sipërfaqe pyjore janë shndërruar në hi.https://ata.gov.al/2022/07/21/spanje-rreth-500-te-vdekur-si-pasoje-e-temperaturave-te-larta/