Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, në kuadër të përpjekjeve të saj për të promovuar Kosovën përmes koordinatorit të saj për Holandë, Albert Telaku, ka prezantuar para një numri të madh të bizneseve atje, mundësitë që i ofron Kosova për investitorët.
Sipas një njoftimi të DhTIK-së, në “MVO 2025 – Plan B in One Day”, e cila u organizua në Utrecht, bizneset holandeze, janë informuar rreth kushteve për investime në një numër të madh të sektorëve ekonomik.
“Promovimi i Kosovës në Holandë vjen në kohën ku shumë biznese nga ky vend, po shqyrtojnë mundësinë e zgjerimit ose zhvendosjen, shkaku i kostove të larta, ligjeve të reja të pafavorshme, rritjen e çmimit të energjisë, taksave dhe pasigurisë ekonomike. Këto zhvillime negative kanë bërë që shumë biznese nga Holanda të zgjerojnë interesimin e tyre edhe në Ballkanin Perëndimor, saktësisht në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Malin e Zi”, thuhet në njoftim.