Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALELiqenet e Lukovës, destinacion

Liqenet e Lukovës, destinacion

Liqenet me bukuri mahnitëse të Lukovës janë kthyer në destinacionin turistik më të vizituar të zonës së Mokrës, në Pogradec. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ndau momente nga vizita e turistëve në këto liqene. “Liqenet e Lukovës një destinacion çlodhës për këto ditë të nxehta vere”, shprehet AKZM. Në pjesën jug-perëndimore të Pogradecit, në kufi me rrethin e Gramshit ndodhen dy liqenet përrallore të Lukovës. Rrugës për te liqenet ka përrenj që zbresin nga mali, me ujë të ftohtë. Liqeni më i madh është 1851 metra mbi nivelin e detit, ndërsa i vogli 1795 mbi nivelin e detit. Liqenet e Lukovës janë me origjinë akullnajore. Në atë zonë, pranë liqeneve ndodhet Mokra e Poshtme, një fshat i bukur rrëze maleve. Sot e ka humbur gjallërinë, pasi shumica e banorëve janë larguar, por mbetet një pikë turistike shumë e bukur, me natyrë të larmishme.https://ata.gov.al/2022/07/21/liqenet-e-lukoves-destinacion-clodhes-ne-keto-dite-vere/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments