Numri i kërkesave të reja për azil në Gjermani ishte më i ulët se në vendet e tjera të Bashkimit Evropian për herë të parë pas disa muajsh, duke u renditur pas Spanjës dhe Francës në shkurt, sipas të dhënave të fundit.

“Një total prej 12 775 kërkesash për azil u depozituan në Gjermani në shkurt, e renditur pas Spanjës me 12 975 dhe Francës me 13 080”, sipas Zyrës Federale Gjermane për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF).

Në vitin 2024, Gjermania regjistroi gjithsej 250 615 kërkesa për azil, Spanja 166 175 dhe Italia 158 605.

Në mars, numri i kërkesave për azil të paraqitura në Gjermani arriti në 10 647, duke shënuar një rënie prej 19,7% krahasuar me muajin e kaluar dhe 45,3% në të njëjtin muaj të vitit të kaluar – për shkak rënies së madhe të kërkesave nga emigrantët nga Siria, Afganistani dhe Turqia.