Tax Test është shërbimi më i ri elektronik i Administratës Tatimore, i cili ka për qëllim të informojë të gjithë individët për të kuptuar nëse e kanë apo jo detyrim deklarimin e DIVA 2024.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, informon mbi hapat që ndiqen në përdorimin e këtij shërbimi.

Sipas DPT-së, ky shërbim është i organizuar sipas një pyetësori që i përgjigjet në kohë reale çdo individi (rezidentë apo jorezidentë), në përputhje me të ardhurat e tij.

Sipas DPT-së, individët nuk e kanë të nevojshme të vendosin emrin e përdoruesit apo fjalëkalimin, dhe se informacioni nuk përmban të dhëna konfidencial, dhe është i ndërtuar në bazë të disa pyetjeve shumë të thjeshta, që japin informacionin e nevojshëm nëse individi plotëson ose jo kriteret për të qenë subjekt deklarimi për DIVA 2024.

Administrata Tatimore bën me dije se afati i deklarimit dhe pagesës së DIVA 2024, sipas ligjit të ri, është data 31.03.2025 dhe se subjekt deklarimi për vitin 2024 janë ata individë që:

Kanë realizuar të ardhura bruto 1.200.000 lekë ose më shumë nga të gjitha burimet, jo vetëm nga paga;  kanë qenë në më shumë se 1 marrëdhënie punësimi gjatë të paktën 1 muaji dhe gjatë vitit 2024 kanë realizuar të ardhura më shumë se 50.000 lekë, për të cilat nuk është mbajtur tatim (shembull: Qiradhënie për individë të paregjistruar, si: Qira ditore apo nga platformat Booking, AirBnB etj).

DPT fton të gjithë individët të dorëzojnë DIVA 2024 brenda këtij muaji, 31 mars dhe të përdorin shërbimin “Tax Test” për të verifikuar paraprakisht nëse përmbushin detyrimin ligjor për të deklaruar DIVA 2024.