Prodhimi vendas i energjisë elektrike, në vitin 2024, arriti vlerën 7.837 GWh nga 8.796 GWh energji të prodhuar në vitin 2023, duke shënuar një rënie të prodhimit me 10,9 %.
Referuar raportit të publikuar sot nga INSTAT, ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 52,1 %, nga hidrocentralet private dhe koncesionare në masën 41,4 % dhe nga të tjerë prodhues në masën 6,5 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.
Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje) arriti vlerën 2.669 GWh nga 1.922 GWh që ishte një vit më parë, duke shënuar kështu një rritje me 38,9 %.
Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 2.335 GWh nga 2.842 GWh duke shënuar një rënie me 17,8 %.