Vepra, e shfaqur në ArTurbina, është një rrëfim për dashurinë, pasionin dhe përpjekjet për të gjetur kuptimin në një botë plot turbullira.

Regjisori Besmir Bitraku tha se, është një vepër që flet për dashurinë.

“Jam i lumtur të sjellim para publikut të Tiranës një dramë për dashurinë. Është një vepër, që flet për dashurinë si sakrificë, si vetëmohim, si mirëkuptim, si bashkëpunim. Jam i lumtur që kam punuar me një kast aktorësh shumë të mirë”, u shpreh Bitraku në rrjetet sociale të Teatrit Kombëtar.

Shfaqja “Amour” me historinë e dy te moshuarve intelektualë që dashurojnë njëri tjetrin me “forcën e rrotullimit të tokës”, erdhi me muzikë të Endri Sinës dhe kostumografi nga Sofi Kara