Presidenti amerikan Donald Trump tha se tarifat 25 për qind për mallrat nga Kanadaja dhe Meksika mund të vendosen që në shkurt, disa orë pasi mori detyrën si president i SHBA-së.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë teksa nënshkroi disa urdhra menjëherë pas inaugurimit të tij, Trump tha: “Ne po mendojmë në terma 25% për Meksikën dhe Kanadanë, sepse ata po lejojnë një numër të madh njerëzish të hyjnë në vend”.

“Unë mendoj se ne do ta bëjmë atë më 1 shkurt,” shtoi Trump, duke iu referuar datës së mundshme të fillimit të tarifave.