Përgjatë gjithë 24-orëshit; republika e kosovës do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë dominim të motit të kthjellët gjatë orëve të paradites NDERSA pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare në shumë zona të Kosovës POR mundësia për reshje është thuajse zero. Përgjatë luginave do të ketë mjegull të dendur në orët e para të mëngjesit; Ndërkohë Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes POR vijojnë kostante në mesditë duke u luhatur nga 0°C minimalja e shënuar në qytetin e Podujevës deri në 9°C vlera maksimale e cila do të shënohen në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë paradite POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi permanent Verior
Nën MBIZOTERIMIN e motit të kthjellët do të PARAQITET edhe republika e MV gjatë gjithë paradites POR orët e pasdites do të sjellin vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të MV; më të fokusuara në zonat veriore dhe verilindore; megjithatë nuk priten reshje; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes POR vijojnë njësoj në mesditë duke u luhatur nga nga 0°C vlera minimale deri në 10°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR forcohet në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Verior.
Zhvillimi i dy qëndrave me presion të ulët atmosferik përkatësisht në veri dhe verilindje të kontinentit; do të sjellin reshje të dendura dëbore në gadishullin Skandinav dhe Europën Lindore; Po ashtu; Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të jenë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës duke sjellë edhe ngrica NDERSA moti i kthjellët dhe vranësira të pakta do të ketë përkatësisht në; Europën Jugperëndimore, ishujt Britanikë si edhe rajoni i Ballkanit.