Përgjatë gjithë 24-orëshit; republika e kosovës do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë dominim të motit të kthjellët; Gjatë pasdites; do të ketë vranësira të lehta e kalimtare në shumë zona të Kosovës POR nuk priten reshje; Përgjatë luginave do të ketë mjegull të dendur në orët e para të mëngjesit; Ndërkohë Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në vlerat e mëngjesit dhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -5°C minimalja e shënuar në qytetin e Mitrovicës deri në 6°C vlera maksimale e cila do të shënohen në Gjakovë. Përsa i përket parametrit të Erës do të fryjë mesatare gjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi permanent Verilindor.
Nën MBIZOTERIMIN e motit të kthjellët dhe relativisht të ftohtë do të PARAQITET republika e MV gjatë gjithë paradites POR orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të MV; më të fokusuara në zonat veriore dhe verilindore; megjithatë nuk priten reshje; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në vlerat e mëngjesit dhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale deri në 6°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi Verilindor.
Brigjet veriore dhe verilindore të Europës do të përfshihen nga vranësira duke sjellë reshje të dendura dëbore dhe temperatura mjaft të ulëta; PO ashtu, ishujt Britanikë do të përfshihen vranësira dhe reshje shiu KU herë pas here do të jenë në formë shtrëngate NDERSA pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të mbizotërohet nga masa ajrore të qëndrueshme me origjinë kontinentale duke sjellë; mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të ulëta.