G7 dhe Bashkimi Evropian synojnë t’i japin Ukrainës një kredi prej 50 miliardë dollarësh, të siguruar nga të ardhurat nga interesat e aseteve shtetërore ruse të ngrira në Perëndim.

Pagesa prej 3 miliardë euro ishte kësti i parë i kontributit të BE-së për kredinë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha në X se qëllimi i huasë është t’i ofrojë Ukrainës forcën financiare për të vazhduar luftën për lirinë e saj dhe për të fituar luftën kundër Rusisë.

“Ashtu si rezistenca e guximshme ukrainase, mbështetja jonë do të jetë e palëkundur”, tha Von der Leyen.

Ukraina ka mbrojtur veten kundër pushtimit rus në shkallë të plotë për gati tre vjet – me mbështetjen e Perëndimit.

Putini ka kritikuar ashpër kredinë e propozuar për Ukrainën disa kohë më parë, duke e quajtur atë grabitje.

Ai paralajmëroi se vendimi i G7 nuk do të mbetet i pandëshkuar.