Filmi “Apples” nisi “Javën e filmit grek” në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD), organizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Greqisë në Shqipëri. Kjo nismë vjen në përputhje të misionit të COD-it për shkëmbim kulturor dhe bashkëpunim me institucionet e vendeve fqinje. Filmi “Apples”, me regji të Christos Nikou, trajton një temë sa bashkëkohore, po aq edhe shqetësuese për kohët që jetojmë. Sa përzgjedhëse është kujtesa jonë? Kjo është pyetja që çdokush do ia bënte vetes pasi të shihte këtë film. Filmi trajton dramën e Aris, në mes të një pandemie mbarëbotërore që shkakton amnezi. Ky mesoburrë papritur e gjen veten të regjistruar në një program rikuperimi të krijuar për të ndihmuar pacientët e padeklaruar të ndërtojnë identitete të reja”. Filmat e përzgjedhur nga ambasada greke kanë qenë pjesë e Festivalit të Filmit Grek dhe shumë festivaleve ndërkombëtare gjatë viteve 2021-2022. Filmat pasues janë “Tailor” dhe “The Enigma of Keros”, të cilët do të shfaqen në datat 12-13 korrik, ora 20:00, në lulishten e Kryeministrisë dhe hyrja do të jetë e lirë për të gjithë të apasionuarit pas kinematografisë.