Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se të gjitha pensionet e kategorive të dala nga lufta do të rriten për 20 për qind. Ndërsa ato familje të cilat kanë më shumë se një person, do të rritet përtej 20 për qind.
Murati, ka theksuar se rritje do të ketë edhe kategoria e veteranëve të luftës dhe viktimat e dhunës seksuale me 20 për qind mbi shumën aktuale.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, Lyra Osmani mori mbështetjen e kabinetit qeveritar si Inspektore e Përgjithshme e Zyrës së Kryeministrit. Ndërsa, Avni Kastrati është emëruar drejtor ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës.