Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Blendi Gonxhja publikoi raportin e shërbimeve për periudhën Janar-Qershor 2022. Sipas tij, gjatë kësaj periudhe janë ofruar 218,625 shërbime risi, që rritën të ardhurat me 193% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Gonxhja thekson se “pa rritur taksa e tarifa të shërbimeve jetike mbi mjetin dhe drejtuesin e mjetit, madje duke eliminuar praktika e ulur kostot për qytetarët në shumë sektorë (si p.sh.: heqja e vërtetimeve, eliminimi i kontrollit fizik në disa praktika, leja e re e mjetit që hoqi dy dokumenta e uli tarifat, dublikati me ulje tarife për leje drejtimi, zerimi i tarifave për mjetet elektrike e plug-in, heqja e testimit për rinovimet e CAP, ulja e tarifës së kartave të Tahografit, kalimet direkte për shtesat e kategorive të leje drejtimit nga B në D, mjetet historike pa taksa, amortizimi i TVML mbi vlerën e mjetit, zgjatja e afateve të vlefshmërisë për certifikata, licensa e dëshmi, etj) përmes shërbimeve risi, është rritur portofoli i shërbimeve dhe ulur koha e kryerjes së shërbimeve në shifra rekord edhe për 6-mujorin e parë të vitit 2022”. Referuar statistikave të publikuara, janë: 1,278 qytetarë në orë të shërbyer, 77% më shumë të ardhura se në vitin 2018 dhe 20% më shumë të ardhura se në vitin 2021. Këtë 6- mujori shënohen 218,625 shërbime risi. 171% më shumë shërbime risi krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 dhe 193% më shumë të ardhura nga shërbimet risi krahasuar me vitin 2021. “Rezultate të tilla të arritura falë mirëadministrimit, përmirësimit të ndjeshëm të kushteve të punës dhe motivimit të ekipit, sporteleve virtuale, komunikimit dinamik, sistemeve inovative të shërbimeve online dhe informatizimit, modernizimit të infrastrukturës fizike, luftës ndaj rryshfeteve, uljes së debitorëve, rritjes së sigurisë, digjitalizimit, monitorimit, rendimentit, transparencës, fiskalizimit, afrimit me klientin, na rrisin përgjegjësinë për mbajtjen e këtij ritmi të lartë dhe vijimin e sfidave të reja të automotorizimit shqiptar”,