Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njofton se, të 2933 fermerët në shkallë vendi, aplikantë në Skemën Kombëtare të Mbështetjes për Bujqësinë 2022 “Për mbarështimin e bletarisë”, janë përfitues të kësaj mase. Sipas MBZHR, aktualisht deri tani janë financuar rreth 1 037 bletarë me një fond total prej 121 milionë lekë për rreth 121 mijë koshere bletësh në prodhim. Këtë vit janë 20 % më shumë fermerë të kualifikuar që përfitojnë nga Skema Kombëtare, për Masën 7 të mbështetjeje në Bletari. Bletaria renditet e dyta, pas blegtorisë për sa i takon numrit më të madh të aplikimeve, por edhe numrit të fermerëve përfitues. Skema Kombëtare me 37 milionë dollarë ka ne fokus përmirësimin e strukturave të prodhimit në bujqësi nëpërmjet rritjes së nivelit të bashkëpunimit midis fermerëve, të mundësojë rritjen e nivelit të formalizimit në bujqësinë shqiptare. Skema Kombëtare është një ndër politikat mbështetëse financiare, që zbaton qeveria prej disa vitesh për mbështetjen e bujqësisë dhe blegtorisë në vendin tonë.
https://ata.gov.al/2022/07/13/skema-kombetare-2-933-aplikante-perfitues-per-mbeshtetje-ne-bletari/