Vendimi detajon fondet për: Bashkia Durrës, 341 609 690 lekë pa TVSH; Bashkia Kamzë, 173 720 000 lekë pa TVSH; Bashkia Mirditë, 126 653 347 lekë pa TVSH; Bashkia Shijak, 116 705 361 lekë pa TVSH; Bashkia Krujë, 310 460 416 lekë pa TVSH dhe Bashkia Vorë, 351 995 436 lekë pa TVSH.
Përdorimin e fondit të rindërtimit, për vitin 2024, nga bashkitë Durrës, Kamzë, Mirditë, Shijak, Krujë dhe Vorë, në masën 919 202 014,60 lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të banesave individuale për ata individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rindërtimit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte që duhen rindërtuar nga e para, në bazë të aktekspertizave të thelluara, sipas detajimit të mëposhtëm: Bashkisë Durrës i transferohet fondi, në masën 204 965 814 lekë pa TVSH; Bashkisë Kamzë 173 720 000 lekë pa TVSH; Bashkisë Mirditë 126 653 347 lekë pa TVSH; Bashkisë Shijak 70 023 216,60 lekë pa TVSH; Bashkisë Krujë 132 642 375 lekë pa TVSH; Bashkisë Vorë 211 197 262 lekë pa TVSH.
Efekti financiar, për vitin 2024, përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024, dhe i transferohet bashkive Durrës, Kamzë, Mirditë, Shijak, Krujë dhe Vorë, në formën e transfertës së pakushtëzuar.
Gjithashtu qeveria miratoi përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 621 985 790,80 lekë pa TVSH, për financimin e riforcimit të banesave individuale në bashkitë Kamzë, Mirditë, Shijak dhe Krujë.
Ndërsa miratoi përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024, nga Bashkia Lezhë, në masën 10 024 380 lekë, për financimin e rindërtimit të banesave individuale për ata individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rindërtimit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte që duhen rindërtuar nga e para, sipas aktekspertizave të thelluara.
Ky fond përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024, dhe i transferohet Bashkisë Lezhë në formën e transfertës së pakushtëzuar.
Po ashtu, miratoi përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 24 750 000 lekë pa TVSH, për financimin e rikonstruksionit të njësive individuale të banimit në Bashkinë Kamzë si dhe përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 24 750 000 lekë pa TVSH, për financimin e rikonstruksionit të njësive individuale të banimit në Bashkinë Kamzë.