Nuk është ende e qartë se kur do të hyjë në fuqi vendimi.

Masa ka ndezur një debat në Iran, ndërsa kritikët e kufizimeve kanë argumentuar se kontrollet ishin të kushtueshme për vendin.

Presidenti Masoud Pezeshkian beson në heqjen e kufizimeve dhe nuk i konsideron ndalimet e aplikacioneve në interes të popullit dhe vendit.

Të gjithë ekspertët besojnë gjithashtu se kjo çështje nuk është e dobishme për sigurinë e vendit”, tha sot zëvendëspresidenti, Mohammad Javad Zarif.

Të tjerë zyrtarë, megjithatë, paralajmëruan për rrezikun e heqjes së kufizimeve.

E përditshmja reformiste Shargh raportoi sot se 136 ligjvënës në parlamentin prej 290 anëtarësh i dërguan një letër Këshillit duke thënë se masa do të ishte një “dhuratë për armiqtë e Iranit”.

Ligjvënësit kërkuan lejimin e aksesit në platformat e kufizuara në internet vetëm “nëse ato do të përkushtoheshin ndaj vlerave të shoqërisë islame dhe do të ishin në përputhje me ligjet” e Iranit.