Dita e sotme në territorin shqiptar ka nisur me mbizotërimin e vranësirave të dendura, të cilat me kalimin e orëve do të sjellin zhvillime, duke bërë që në ultësirën perëndimore të kemi reshje shiu herë pas here në formën e rebesheve.

Zonat më të prekura nga shirat me intensitet të lartë do të jenë qyteti i Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës.

Sa i takon zonave lindore do kemi reshje të dëborës, ku pritet që në mbi 700 metra mbi nivelin e detit të kemi reshje deri në 40 centimetra. Sa i përket orëve të vona të mbrëmjes, do të vijojnë të jenë prezente reshjet e shiu.Sa i përket mëngjesit të ditës së martë, do t’i kemi prezente vranësirat e shumta, mund të kemi momente me reshje të izoluara shiu. Nga e mërkura e në vijim, do të ketë përmirësim të motit./abcnews.al