Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETANgrënia ngadalë ndihmon në humbjen e peshës dhe zvogëlon rrezikun e obezitetit

Ngrënia ngadalë ndihmon në humbjen e peshës dhe zvogëlon rrezikun e obezitetit

Procesi i të ngrënit ngadalë ka rëndësinë dhe përfitimet e veta si për metabolizmin tonë, por dhe për shëndetin në përgjithësi. Një hulumtim i ri tregon një avantazh shumë të rëndësishëm të atyre që i kushtojnë kohën e duhur ngrënies: ngrënia ngadalë ndihmon në humbjen e peshës dhe zvogëlon rrezikun e obezitetit. Një studim japonez i kohëve të fundit, i botuar në BMJ Open, zbulon se njerëzit që hanë ngadalë peshojnë më pak. Prandaj, ngadalësimi i shpejtësisë me të cilën konsumojmë ushqimin tonë, mund të ndihmojë me të vërtetë në mbajtjen e peshës dhe largimin e obezitetit. Hulumtuesit shqyrtuar të dhënat për rreth 60.000 njerëz me diabet të tipit 2 të monitoruar gjatë një periudhe prej gjashtë vjetësh. Gjatë kontrolleve gjatë viteve u pyetën për zakonet e tyre të jetesës, duke përfshirë shpejtësinë me të cilën ata tentonin të konsumonin ushqim, por edhe përdorimin e alkoolit dhe marrëdhënien e tyre me gjumin. Ata u pyetën gjithashtu nëse e konsumonin darkën të paktën dy orë para se të shkonin në shtrat dhe nëse hanin mëngjes. Duke krahasuar dhe analizuar të dhënat, u pa se probabiliteti i vuajtjes nga obeziteti ishte i lidhur me variabla të ndryshëm që lidhen me zakonet e të ngrënit. Në veçanti, shpejtësia me të cilën ata hëngrën kishte një efekt mjaft të rëndësishëm: njerëzit që hanin ushqime në një normë normale ishin 29% më pak të rrezikuar të ishin të shëndoshë, se ata që hëngrën shpejt; njerëzit që hanin ngadalë kishin një shans 42% më pak për të qenë të shëndoshë. Gjithashtu, studiuesit vunë në dukje se njerëzit të cilët kishin ngadalësuar ritmin e tyre në tryezë gjatë periudhës së studimit, prireshin të humbin peshë me kalimin e kohës, siç dëshmohet nga indeksi i masës trupore dhe perimetri i belit. Këto rezultate janë në përputhje me ato të studimeve të mëparshme që kanë treguar se njerëzit që hanë më shpejt kanë tendencë të peshojnë më shumë dhe të marrin më shumë kilogramë me kalimin e kohës. Pra është e rëndësishme jo vetëm ajo çka hamë, por edhe mënyra si e konsumojmë ushqimin. Gjithashtu, të rëndësishme janë dhe vaktet, ata që hanë natën vonë, ose shkojnë në shtrat të ngrënë, kanë një rrezik më të madh të vuajnë nga sindroma metabolike ose mbipesha.

https://ata.gov.al/2018/02/15/ngrenia-ngadale-ndihmon-ne-humbjen-e-peshes-dhe-zvogelon-rrezikun-e-obezitetit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments