Maja e Qorres, një prej majave më të larta në Parkun Kombëtar të Llogorasë, këto ditë dimri ofron peizazhe mahnitëse, por edhe mundësi për sporte dimërore.
Sezoni i turizmit dimëror, ose turizmi i bardhë ka mbërritur edhe në parkun Kombëtar të Llogorasë, i njohur për freskinë e tij gjatë ditëve të nxehta të verës dhe për magjinë e dëborës në dimër.
Parku Kombëtar i Llogorasë ka potencial të madh për zhvillimin e ekoturizmit, sportet e ajrit, ekskursionet dhe udhëtimet.