E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi një takim me anëtarët e bordit të shoqatës së ish-pjesëmarrësve shqiptarë në programet e shkëmbimit në Shtetet e Bashkuara (AUSA).
Gjatë këtij takimi, u parashtruan çështje rreth sfidave me të cilat përballen të rinjtë shqiptarë në qasjen në arsimin e lartë cilësor, duke përfshirë burimet e kufizuara dhe barrierat ekonomike dhe sociale.
AUSA diskutoi me VanHorn se si ata dhe komuniteti më i gjerë i pjesëmarrësve në programet e shkëmbimit mund të luajnë një rol vendimtar për të ndihmuar të rinjtë shqiptarë të kalojnë këto sfida, duke pasqyrur një vizion më të gjerë në mbështetje të përpjekjeve të vazhdueshme të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.