Puka e mbuluar me borë

0
2

Qyteti i Pukës, 145 km nga Tirana, është “veshur” nga petku i bardhë i borës duke ofruar pamje magjepsëse në këto ditë dhjetori.

Rrugët me borë, liqeni, pemët dhe shëtitorja e Pukës, tashmë janë mbuluar nga bora, për ta shndërruar këtë qytet në një atraksion të turizmit dhe interes për ta vizituar këtë zonë në çdo periudhë të vitit.

Puka, mbetet e preferuara e adhuruesve të malit, ajrit të pastër, qetësisë dhe frymëzimit nga natyra. Kjo qytezë alpine bart në vetvete të gjitha opsionet turistike, për të mirëpritur pranë saj vizitorë vendas dhe të huaj.

Investimet publike në Pukë e kanë shndërruar këtë qytet në një qendër urbane moderne, me standarde dhe vlera të një atraksioni të veçantë turistik për resurset dhe pozicionin gjeografik ku gjendet.

Përveç shëtitores, edhe liqeni është kthyer në një destinacion turistik dhe ofron për të gjithë vizitorët një peizazh të harmonishëm alpin.