Nëse konfirmohet, do të ishte përdorimi i parë i një arme të tillë në konflikt në histori dhe një përshkallëzim i luftimeve në Ukrainë.

“Të gjitha karakteristikat – shpejtësia, lartësia – korrespondojnë me një raketë balistike ndërkontinentale. Ekzaminimet e ekspertëve janë duke u zhvilluar. Është e qartë se Putini po përdor Ukrainën si një terren testimi”, tha Zelensky në një video të postuar në mediet sociale.

Raketat balistike ndërkontinentale janë projektuar për të mbajtur koka bërthamore dhe kanë një rreze minimale prej 5,500 kilometrash.

Burimet dhe ekspertët, megjithatë thanë se ishte “e qartë” se raketa që goditi Ukrainën nuk mbante një ngarkesë bërthamore, gjë që tregon se Rusia e lëshoi ​​atë kryesisht për efekt politik.

“Sot, fqinji ynë i çmendur ka treguar edhe një herë se kush është në të vërtetë – dhe se si e përçmon dinjitetin, lirinë dhe jetën njerëzore në përgjithësi. Dhe sa i frikësuar është”, tha Zelensky.