Nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave të dendur do të karakterizohet moti në terrritorin Shqiptar KU herë pas here priten shtrengate shiu si edhe mini-stuhi ere; më të theksuara në zonat veriperëndimore – jugperëndimore; duke sjellë pribleme me përmbytjet; reshje dëbore do të ketë në zonat malore në lartësinë mbi 1000 metra; Këto kushte atmosferike do të na shoqërojnë deri vonë pas-mesnate kur pritet dobësim i ndjeshëm i intensitetit të reshjeve në të gjithë territorin e vendit;
Temperaturat e ajrit do të ULEN në mëngjes POR rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera minimale në Ersekë deri në 19°C vlera maksimale e cila pritet në qarkun e Elbasanit. Era do të vijojë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 75 km/h nga drejtimi JUGOR; për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë deri në 6 ballë.