Ekuipazhi i helikopterit të Forcës Ajrore ka mundësuar sot shpëtimin e tre turistëve çekë të mbetur në vendin e quajtur Curraj i Epërm, Tropojë. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Mbrojtjes, e cila njofton se operacioni i shpëtimit mundësoi shpëtimin e tre turistëve, nëpërmjet helikopterit EC 135. “Tre turistët çekë, të cilët mbetën të bllokuar në vendin e quajtur Curraj i Epërm janë shpëtuar pas dy operacioneve të kryera nga ekuipazhi i helikopterit të Forcës Ajrore EC 135. Tre turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore”
https://ata.gov.al/2022/07/10/ekuipazhi-i-helikopterit-te-forces-ajrore-shpeton-tre-turiste-ceke/