Do të vijojë territori Shqiptar; nën ndikimin e vranësirave të dendura duke gjeneruar reshje shiu me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë; KU herë pas here prite reshje në formë shtrëngate; në zonat e thella malore do të ketë reshje dëbore; shira më të dendur do të ketë në veriperëndim dhe jugperëndim të territorit NDERSA dëbora më e theksuar do të jetë në skajin verior dhe verilindor.
Temperaturat e ajrit do të RRITEN si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera minimale deri në 22°C vlera maksimale në rang territori. Era do të vijojë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 70 km/h nga drejtimi JUGOR; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 5 ballë.