Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEGërmime arkeologjike në termën e periudhës romake në Belsh

Gërmime arkeologjike në termën e periudhës romake në Belsh

Pas më shumë se 30 vitesh, në Belsh po zhvillohet një ekspeditë gërmimesh arkeologjike për zbulimin e strukturave të një terme të periudhës romake nga specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim me Fakultetin e Histori-Filologjisë. Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale foto nga kjo ekspeditë arkeologjike, duke sjellë kështu “copëza historie nga nëntoka”. Rama u shpreh se sipas hulumtimeve paraprake, objekti i zbuluar mendohet të jetë pjesë e një kompleksi rural i tipit “Villa Rustica”, e datuar mes shek. III-IV pas Krishtit. “Ky monument përbën një aset kulturor të çmuar për zonën e Belshit dhe për trashëgiminë kulturore të vendit tonë. Njëkohësisht me gërmimin arkeologjik, restauratorët e Instituit po punojnë për projektin e konservimit dhe restaurimit të monumentit, me qëllim kthimin e tij të vizitueshëm”, shkruan kryeministri. Ky zbulim i veçantë do të jetë një vlerë e shtuar për zonën e Belshit, duke sjellë njohuri më të thelluara të shtresave të historisë, e gjithashtu, duke e pasuruar zonën me një vendbanim të ri arkeologjik. Vetëm 3 km larg qytetit të Belshit në fshatin Rrasë ky vendbanim në të cilin veç rrënojave të një ndërtese romake termë e shekullit të dytë ka dhe praninë e eshtrave të lashta. Këto eshtra faktojnë se në këtë zonë ka pasur jetesë të hershme dhe qytetërim. Terma e shekullit të dytë, është një vendpushim e banim i karvaneve të kohës dhe të tilla deri më tani në Shqipëri janë identifikuar në Butrint dhe Dyrrah, Durrësin e sotëm.

https://ata.gov.al/2022/07/10/germime-arkeologjike-ne-termen-e-periudhes-romake-ne-belsh/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments