Shqipëria po mirëpret edicionin e dytë të Konferencës Ndërkombëtare nanoBallkan 2024, e cila mbledh së bashku 250 shkencëtarë dhe ekspertë të nivelit të lartë nga e gjithë bota për të prezantuar zhvillimet më të fundit në fushën e nanoshkencës dhe nanoteknologjisë.

Konferenca nanoBallkan2024, e mbështetur nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe nanoAlb, është një mundësi për shkencëtarët shqiptarë dhe ata ndërkombëtarë për të shkëmbyer përvoja dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi.