50% e buxhetit të shëndetësisë shkon për rimbursimin e barnave për të moshuarit

0
2

“Nga janari, deri në shtator 2024, 50% e buxhetit për shëndetësinë është investuar në rimbursimin e barnave për të moshuarit, duke u siguruar atyre akses të plotë në medikamentet e nevojshme pa barrën e kostove. Kujdesi për ta është objektiv yni”, thuhet në postimin në rrjetet sociale.

Në mbledhjen e qeverisë gjatë muajit korrik, ministrja Koçiu u shpreh se lista e barnave të rimbursueshme është zgjeruar. “Në listën aktuale të barnave të rimbursueshme kemi 1191 medikamente, ndërsa pas vendimit të fundit kësaj liste i shtohen edhe 50 medikamente të reja, nga të cilat 38 princip aktiv, medikament i ri dhe 18 formëdoza të reja”, theksoi Koçiu.

Koçiu bëri të ditur se “të gjitha këto barna atë reja të shtuara në listën e medikamenteve të rimbursueshme, e çojnë këtë listë në rreth 1345 medikamente që do të rimbursohen nga buxheti i shtetit. Janë barna që mbështesin akoma më shumë të gjitha diagnozat dhe patologjitë e sëmundjeve onkologjike, diabetike, kardiovaskulare, pneumologjike dhe një sërë patologjish të tjera të rëndësishme, të cilat mbështeten akoma më shumë nga ky vendim i fundit i qeverisë”.