Bienalja e Artit Bashkëkohor me edicionin e saj të parë në qytetin historik të Durrësit, e vendos Shqipërinë në hartën botërore kushtuar artit bashkëkohor. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u shpreh përmes një postimi online se kjo ekspozite ndikon edhe në promovimin e turizmit dhe trashëgimisë kulturore.
Tema e bienales është “Inteligjenca Artificiale: e ardhmja Hibride”. Ky aktivitet ka bërë bashkë 17 pavijone kombëtare dhe marrin pjesë me punët e tyre 40 artistë nga vendi dhe bota, të cilat janë shpalosur në hapësirat publike dhe historike të qytetit të Durrësit.
Bienalja e Artit Bashkëkohor ka themelues dhe kurator Oltsen Gripshin dhe mbështetet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Bienalja do të finalizohet me çmimin e madh për pavijonin më të mirë kombëtar.
Kjo ekspozitë e ka algoritmin e zhvillimit të saj në çdo dy vite (biennale) dhe kërkon të bëjë bashkë rrymat, qasjet estetike dhe stilistike më të fundit të artit bashkëkohor ndërkombëtar, duke e shndërruar qytetin e Durrësit një herë në dy vite, në skenën më të rëndësishme dhe kuptimplotë, për sa i përket artit pamor kudo gjetkë.
Kjo ekspozitë e përdyvitshme ndërkombëtare e artit bashkëkohor mbështetet edhe nga Bashkia e Durrësit, si një mënyrë për të përqëndruar vëmendjen krijuese të artistëve më të shquar të artit bashkëkohor, vendas dhe të huaj, në qytetin më të lashtë të Shqipërisë.