Studiuesit kanë zbuluar shtatë lloje të reja bretkosash në Madagaskar, duke u dhënë atyre emra nga seriali i famshëm televiziv ”Star Trek”, pasi tingujt e bërë nga këto bretkosa ngjajnë me efektet zanore të personazheve të tij.
Studimi mbi speciet e bretkosave të zbuluara në Madagaskar është botuar në revistën “Vertebrate Zoology”.
Duke vënë në dukje se shtatë speciet e reja janë gjetur në pyll tropikal, studiuesit kanë deklaruar se këto bretkosa komunikojnë me speciet e tjera duke bërë “tinguj të lartë”.
Studiuesit kanë thënë se të gjitha këto specie bëjnë “tingull të lartë” të ndryshëm nga njëra-tjetra.
Ata thonë se ata i kanë emëruar speciet duke frymëzuar nga personazhet televizive “Kirk, Picard, Sisko, Janeway, Archer, Burnham dhe Pike”, pasi tingujt e tyre u ngjajnë efekteve zanore në serialin televiziv “Star Trek”.
“Duhej të bënim ekspedita të mëdha thellë në pyll dhe në majat e maleve”, ka thënë Miguel Vences, një nga studiuesit, duke shtuar se nuk ishte e lehtë të gjendeshin bretkosat.
Një tjetër nga studiuesit, Andolalao Rakotoarison, ka vënë në dukje se Madagaskari është i pasur me popullata të bretkosave. “Sa herë që vijmë këtu, gjejmë specie të reja, madje edhe për sa u përket vetëm bretkosave, ka disa qindra lloje që nuk i kemi identifikuar ende”.